Friday, July 24, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTELAJMI I FUNDIT/ Arbër Shytani, trajneri i ri i Basanias

LAJMI I FUNDIT/ Arbër Shytani, trajneri i ri i Basanias

Tashmë nuk ka më dilema. Basania ka gjetur edhe trajnerin e ri. Ai është Arbër Shytani. Ky i fundit ka drejtuar ekipin Shkodra U17 sezonin e kaluar dhe e shpalli atë kampion të kategorisë së parë duke e ngjitur në Superiore dhe ka patur ofertë për të vijuar punën sërish aty, por gjërat kanë marrë rrjedhë tjetër.

Shytani ka marrë një ofertë shumë të mirë nga drejtuesit e Basanias të cilët siç kemi bërë të ditur kanë nisur një projekt të ri. Afrimi edhe i Benardin Kullës si bashkëpunëtor i ri përkrah presidentit Ermir Shimaj, ka sjellë edhe ndryshime në drejtim.

Tashmë Basania ka edhe një drejtor teknik të ardhur nga Italia i cili është Umberto Quistelli e tashmë kjo skuadër ka edhe trajnerin e ri. Shytani njihet si një nga trajnerët më të suksesshëm të brezit të ri dhe dyshja Shimaj- Kulla ka dashur ta ketë me çdo kusht pjesë të projektit të ri.

Mbetet vetëm zyrtarizimi nga ana e vetë klubit të Basanias për këtë emërim të ri dhe nisja e punës së Arbër Shytanit me ekipin e ri. Në vijim priten edhe shumë zhvillime të tjera pozitive sepse duket se për këtë klub po nis një epokë e re.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments