Monday, July 27, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENga Artan Shyti/ EDI RAMËS - letër një miku

Nga Artan Shyti/ EDI RAMËS – letër një miku

Nga Prof. Dr. ARTAN SHYTI

I nderuar Kryeministër!

Kemi vite pa komunikuar por, me kujtimet e atij bashkëpunimi të dikurshëm, vazhdoj të të quaj personalisht mik.

Po të shkruaj publikisht, i nxitur nga reflektimet tuaja në situatën aktuale, rreth asaj që duhet ndryshuar në qeverisje. Unë e kam kollaj të flas për sportin dhe jam i bindur që duhet të ndryshoni shumë në të, aq shumë sa nuk e imagjinoni.

Keni 13 vite në drejtim dhe sporti ka qenë dhe mbetet një sektor katastrofik. Lerini mënjanë ata që iu thonë se kemi bërë progres, se kemi zhvilluar sportin.

E vërteta e thjeshtë është që, po, ju keni treguar më shumë vëmëndje se më parë për sportin, keni dhënë më shumë para por, fatkeqësisht keni bërë dy gabime të mëdha:

Këto para i keni dhënë në drejtimin e gabuar.

Drejtimin e strukturës shtetërore të sportit e keni lënë në duar të gabuara.

E mbaj mend nga bashkëpunimi me ju që keni një besim të verbër tek ata që caktoni të bëjnë një detyrë. Besimin e keni të drejtë. Verbërinë të gabuar.

Njrerëzit që keni caktuar në këto vite të drejtojnë sportin kanë bërë gjithçka që ta sabotonin këtë sektor. Jo se e kanë bërë me qëllim. Thjesht ishin dhe janë të paaftë. Por kjo paaftësi nuk iu ka bërë juve përshtypje, nuk keni bërë kurrë një analizë serioze çfarë duhet bërë, çfarë është bërë dhe si është bërë.

Dhe pavarësiht dashamirësisë suaj për të ndihmuar sportin kjo mungesë analize është konkretizuar në skandale të panumërta drejtimi si në planin konceptual ashtu edhe në përditshmërinë e funksionimit.

Në fakt, shtysë për këtë komunikim ishte ideja juaj që qytetarët nuk mjaftohen me ndryshimet por maten me pritshmëmritë ndaj qeverisjes.

Për fat të keq në sport edhe ndryshimet janë minimale ndërsa pritshmëritë janë ulëritëse.

Njerëzit e sportit janë, në masë, të pakënaqur. Jo se nuk ka para por se këto para shkojnë për interesa personale të individëve që kanë abuzuar me besimin tuaj. Paratë shkojnë dëm ndërkohë që sporti është në kolaps. Kur them sporti, them federatat shqiptare të sportit që sot janë në krizë totale. Thjesht një fakt: marrin para sa gjysma e atyre që iu ke dhënë në 2000 kur ishe ministër i sportit!?

Është e gjatë lista e fondeve të akorduara për sportin që nuk dihet ku shkojnë e përse shkojnë. Eshtë e gjatë lista e gjërave që duhen bërë e nuk bëhen. Nuk kam ndërmend t’i rreshtoj se zgjatem shumë.

Duke menduar që do ta lexoni këtë letër, nuk dua të zgjatem shumë e t’ju harxhoj kohën tuaj.

Po e mbyll duke ju thënë që, nëse ka një fushë ku reflektimi juaj duhet të jetë i plotë, drastik dhe gjithëpërfshirës, ai është sporti.

Natyrisht nuk është më i rëndësishmi për ju, por ju siguroj që është i rëndësishëm për shumë sportistë, trajnerë, drejtues, prindër. Rreth 50 000 te tillë, së bashku!!!

Dëmet që janë bërë në sport janë të mëdha dhe nuk e di a do të mund të riparohen edhe nëse filloni e merreni seriozisht me të.

Kam dyshimet e mija që kjo do të ndodhë, nëse do të vazhdoni t’i referoheni akoma atyre individëve që e përdorin miqësinë tuaj për të bërë rrëmujë sporti. Dhe që mburren poshtë e lart se “sa të kenë atë të gjatin, nuk e rr.ajnë për njeri”.

Sidoqoftë shpresoj që pas kësaj letre ta kem ndërgjegjen e qetë.

Siç thoshin latinët: E thashë dhe shpëtova shpirtin tim! (Dix et salvavi animam mean)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments