Elseid Hysaj po stërvitet me Vllazninë në stërvitje. Nuk është një lajm i sajuar, por kjo është mëse e vërtetë. Gazeta “SHKODRA SPORT” ju sjell foton ku duket legjenda e Kombëtares në stërvitje me kuqeblutë dhe madje ka të veshur edhe fanellën e stërvitjes së ekipit të Vllaznisë.
Fotoja është shkrepur është te kompleksi “Hasaj”, në Golem të Shkodrës nga fotografi Mikel Thepina. Kujtojmë se Hysaj është pa ekip pasi e mbylli me Lacion dhe për rrjedhojë po mundohet të mbajë formën sportive në prag të nënshkrimit me skuadrën e tij të re.
Gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur me ekipet e Italisë; Empoli, Napoli dhe Lacio. Në Shqipëri ndërkohë ishte pjesë e Vllaznisë te moshat, ndërsa më pas e transferoi Empoli në akademinë e tij.
Mbrojtësi shkodran regjistron mbi 300 paraqitje në Seria A. Bëhet fjalë për një karrierë të ndërtuar prej 15 vitesh.


