Thursday, July 30, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREUEFA do t’i prishë planet Infantino-s, mendon për Al-Khelaifi-n si sfidant për...

UEFA do t’i prishë planet Infantino-s, mendon për Al-Khelaifi-n si sfidant për kreun e FIFA-s

Ideja e fundit e çmendur e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, në lidhje me shitjen e kuotave të Botërorit, ka shkaktuar menjëherë polemika. Reagimet nga bota e futbollit dhe jo vetëm, kanë qenë të shumta.

UEFA ka dalë menjëherë kundër projektit të numrit 1 të FIFA-s, ndërsa tani duket se po mendon për t’iu kundërvënë atij. Ideja është për të gjetur një sfidant për Infantino-n në zgjedhjet e ardhshme të organizmit më të lartë të futbollit botëror.

Emri i parë që ka dalë në skenë është ai Nasser Al-Khelaifi-t, aktualisht president i PSG-së. Ai shihet si një kandidaturë e vlerësuar nga të gjithë në Europë, edhe pse vetë 52-vjeçari nuk duket i bindur për ta marrë këtë iniciativë.

Mbetet për t’u parë, nëse Infantino do të bëjë prapakthehu duke parë këto reagime të forta, apo do të këmbëngulë në planin për ta shitur Botërorin te privatët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments