Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Besëlidhja vazhdon të përforcojë skuadrën për sezonin e ri dhe goditja e radhës vjen në mbrojtje. Burime pranë klubit bëjnë me dije për “Shkodra Sport” se mbrojtësi i djathtë Anteo Osmanllari ka firmosur me skuadrën lezhjane dhe tashmë është zyrtarisht pjesë e ekipit.
27-vjeçari vjen si lojtar i lirë, pasi u largua nga Drenica, ndërsa në javët e fundit kishte tërhequr interes edhe nga klube të Superiores, Superligës së Kosovës, si dhe nga Liga e Parë e Turqisë. Megjithatë, zgjedhja përfundimtare e Osmanllarit ka qenë Besëlidhja.
Mbrojtësi 1.83 metra i gjatë njihet për forcën në duele, disiplinën taktike dhe karakterin luftarak në fushë. Gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e Skënderbeut, Korabit, Burrelit, Pogradecit, Turbinës, Partizanit, Erzenit dhe së fundmi Drenicës.
Me afrimin e Anteo Osmanllarit, Besëlidhja shton eksperiencën në repartin defensiv dhe vijon ndërtimin e një skuadre që synon të jetë konkurruese në sezonin e ri.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


