Sunday, August 2, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREEndrick drejt largimit, braziliani nuk e priste lëvizjen e fundit të bërë...

Endrick drejt largimit, braziliani nuk e priste lëvizjen e fundit të bërë nga Real Madrid

Pasi Gonzalo Garcia do të transferohet përfundimisht te Fulham, fillimisht u mendua që Endrick do të kishte më shumë hapësirë dhe minutazh dhe do të ishte zgjedhje e dytë për Jose Mourinho-n, pas titullarit Kylian Mbappe.

Megjithatë, ndodhi befasia. Real Madrid transferoi në mënyrë surprizë dhe mjaft të shpejtë Carlos Espi nga Levante për 25 milionë euro, i cili shënoi 13 gola në 27 ndeshje në sezonin e kaluar.

Ardhja e Espi ka ndryshuar planet e Endrick, i cili po mendon sërish largimin nga Real Madrid dhe me shumë mundësi sërish në formë huazimi. Interesi për brazilianin është shumë i madh nga klubet e tjera në ligat e ndryshme dhe mbetet për t’u parë vendimi që do të merret për të ardhmen e tij./telesport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments