François Dulysse është blerja më e re e Vllaznisë. Skuadra shkodrane nuk di të ndalet në merkato dhe pak minuta më parë prezantoi edhe përforcimin e rradhës, i cili është ishte mbrojtësi kampion i Egnatias. Gazeta “Shkodra Sport” në fakt e kishte lajmëruar prej pak ditësh akordin me këtë futbollist dhe po ashtu edhe hedhjen e firmës në kontratë, ndërsa tani ka ardhur edhe zyrtarizimi.
Ja postimi i klubit shkodran:
“François André Dulysse është kuqeblu!
Një tjetër përforcim i rëndësishëm i bashkohet Vllaznisë për sezonin e ri me kontratë 1+1
Mbrojtësi François André Dulysse do të veshë fanellën kuqeblu, duke sjellë cilësi, forcë dhe eksperiencë në repartin difensiv të skuadrës sonë.
I urojmë mirëseardhje në familjen e madhe të Vllaznisë dhe shumë suksese me fanellën që mban peshën e historisë dhe krenarinë e Shkodrës.
Mirë se erdhe, François!”


