Shkrur nga Maringlen ZHIVANI
Basania vijon të lëvizë në merkaton e verës dhe është shumë pranë një tjetër afrimi me peshë. Burime pranë klubit bëjnë me dije për “Shkodra Sport” se drejtuesit bushatas kanë gjetur marrëveshjen me mbrojtësin shkodran Klejdi Dibra, i cili pritet të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. 33-vjeçari vjen pas eksperiencës së tij me Shirokën, ekip nga i cili është larguar në përfundim të sezonit të kaluar. Me eksperiencën e grumbulluar ndër vite në futbollin shqiptar, Dibra shihet si një futbollist që mund t’i japë më shumë stabilitet repartit difensiv të Basanias, e cila po ndërton një skuadër konkurruese nën drejtimin e trajnerit Arbër Shytani. Nëse nuk do të ketë ndryshime të minutës së fundit, mbrojtësi pritet t’i bashkohet shumë shpejt skuadrës dhe të nisë përgatitjet me ekipin e ri. Basania vazhdon të jetë aktive në merkato, me objektivin për të ndërtuar një grup sa më konkurrues për edicionin 2026-2027.


