Thursday, August 6, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTETre ish-futbollistë të Akademisë së Vllaznisë kalojnë te Basania

Tre ish-futbollistë të Akademisë së Vllaznisë kalojnë te Basania

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Basania ka nisur të përforcojë organikën për sezonin e ri, duke afruar tre futbollistë të rinj nga akademia e Vllaznisë. Bëhet fjalë për portierin Armir Gërbeti, mbrojtësin Arsid Gërbeti dhe mesfushorin Gerison Zhuri, të cilët do të veshin fanellën e skuadrës shkodrane.

Të tre janë produkte të akademisë kuqeblu dhe konsiderohen futbollistë me potencial, ndërsa tashmë do të kenë mundësinë të vazhdojnë zhvillimin e tyre te Basania.

Këto lëvizje pritet t’i japin më shumë alternativa trajnerit Arbër Shytani për sezonin e ri, ndërsa klubi i Basanias vazhdon të ndërtojë një skuadër konkurruese me elementë të rinj dhe cilësorë.

Drejtuesit e Basanias po vijojnë punën për kompletimin e grupit, me synimin për të zhvilluar një sezon sa më konkurrues. Afrimi i tre futbollistëve të rinj shihet si një investim për të tashmen dhe të ardhmen e klubit.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments