Friday, August 7, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ Zhvillohet edicioni i 1-rë i 'Beach Tennis Velipoja, dyshja Lorenc Jemini-...

VIDEO/ Zhvillohet edicioni i 1-rë i ‘Beach Tennis Velipoja, dyshja Lorenc Jemini- Sajmir Ahmetaj shpallet fituese e tij

Është zhvilluar këto ditë në Velipojë edicioni i parë i turneut “Beach Tennis 2026”, i organizuar nga “Adriatic Tennis Park” me mbështetjen e Bashkia Shkodër. Ka qenë një risi e bukur e cila ka ngjallur një interesim të madh të pjesmarrjes, ndoshta edhe më shumë sesa kanë qenë pritshmëritë e organizatorëve.

Ndeshja kanë patur rivalitet dhe nivel dhe kuptohet që e gjithë vëmendja ka qenë e përqendruar tek gjysmëfinalet dhe finalet të cilat janë zhvilluar ditën e djeshme.

Padyshim që finalja e këtij turneu ka dhuruar emocione të mëdha. Përballë njëri- tjetrit kanë qenë dyshja e ardhur nga Tirana e përbërë nga ish- arbitri i njohur i futbollit Lorenc Jemini dhe kolegu i tij Sajmir Ahmetaj dhe përballë tyre kanë qenë dy të rinjtë shkodranë. Drino Galipi dhe Klind Luli.

Dyshja Jemini- Ahmetaj është treguar më e vendosur dhe falë edhe përvojës së tyre më të madhe, ia ka dalë ta fitojë atë me rezultatin 2-0 dhe të shpallet fituese e edicionit të parë të turneut “Beach Tennis Velipoja 2026”. Kupat fituesve i janë dhënë nga kryetari i Këshillit Bashkiak Shkodër Oltion Luli dhe drejtori i sportit pranë Bashkisë Auron Miloti.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments