Friday, August 7, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEBasania nuk ndalet në merkato, merr edhe futbollistin e Vllaznisë

Basania nuk ndalet në merkato, merr edhe futbollistin e Vllaznisë

Pas Klejdi Dibrës dhe Anderson Filipit që kanë ardhur nga KF Shiroka, Basania ka vijuar me përpjekjet e drejtuesve të saj për t’i sjellë të tjerë lojtarë cilësorë në dispozicion të trajneri Arbër Shytani. Dhe futbollisti i rradhës që është bashkuar me bardhejeshilët është pikërisht futbollisti i Vllaznisë Egert Selmani.

Mbrojtësi i majtë ka qenë nën kontratë me kuqeblutë dhe sezonin e kaluar ka qenë pjesë e ekipit Vllaznia “B” me të cilin u shpall kampion i kategorisë së tretë. Por 20 vjeçari duket se nuk ka dashur të jetë më pjesë e tij dhe si rrjedhojë ka vendosur të ndryshojë ambient.

Selmani ka zgjedhur Basanian për të luajtur me të në sezonin e ri dhe siç shikohet edhe në foton ilustruese të këtij shkrimi, pasditen e djeshme ka qenë në stërvitje duke u vënë menjëherë në dispozicion të stafit teknik.

Ndonëse ende nuk e kanë shpallur ende zyrtarisht objektivin dy drejtuesit e klubit, Ermir Shimaj dhe Benardin Kulla, Basania me shumë mundësi do të kërkojë të ndërtojë një ekip sa më solid dhe të jetë një mundësi e mirë për promovimin e elementit të ri. Pikërisht nisur nga ky vizion, shumë lojtarë të rinj, të Vllaznisë por edhe të ekipeve të tjera, po zgjedhin Basanian për t’iu bashkuar projektit që drejtuesit e saj kanë nisur dhe do ta vënë në zbatim në sezonin e ri.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments