Friday, August 7, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLI I FEMRAVEVllaznia femra nesër për fitore ndaj Apollon Ladies dhe kualifikim në 'Europa...

Vllaznia femra nesër për fitore ndaj Apollon Ladies dhe kualifikim në ‘Europa Cup’

Vllaznia e femrave do të luajë nesër ndeshjen e rradhës të vlefshme për “UEFA Women’s Champions League” e cila konsiderohet edhe vendimtare për vazhdimësinë e saj në Kupat e Europës të këtij sezoni.

Përballë saj në orën 16:00 do të jetë skuadra vendase, qipriotia Apollon Ladies, një sfidë që do të luhet në “Stelios Kyriakides Stadium” dhe do të jetë e vlefshme për vendin e tretë të grupit 6 të turit të dytë të këtij kompeticioni.

Kampionet shqiptare me humbjen 1-2 në ndeshjen e parë ndaj sllovakeve të Spartak Myjava e kanë humbur mundësinë për të qen në garë për vendin e parë në grup që do të t’i kualifikonte në turin e tretë të këtij kompeticioni.

Megjithatë fitorja e nesërme ndaj Apollon Ladies do t’i siguronte Vllaznisë vendin e tretë në grup dhe rrjedhimisht kualifikimin për në “Europa Cup”. Çka do të thotë se rrugëtimi i saj në Kupat e Europës do të vijonte.

Për këtë arsye, vajzat shkodrane do të bëjnë çmos për të fituar ndaj kampiones qipriote ndonëse nuk do të jetë aspak e lehtë. Gjithsesi ato do ta provojnë këtë gjë dhe janë të bindura se mund t’i dalin.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments