Kampioni i Anglisë, Arsenali dhe ai i Turqisë, Galatasaray, mund ta bëjnë një nga shkëmbimet më të mëdha në histori të futbollit, duke përfshirë tre futbollistë, vlera e kombinuar e të cilëve është plotë 155 milionë euro.
Galatasaray ishte i interesuar për Gabriel Martinellin. Megjithatë, në 24 orët e ardhshme, situata ndryshoi dhe u bë edhe më e ndërlikuar.
Sipas The Guadian, Arsenalit thuhet se i është dhënë mundësia të përfshijë brazilianin në marrëveshje për sulmuesin nigerian Victor Osimhen, gjë që mund të jetë joshëse për klubin që kërkon një numër 9 të ri.
Osimhen vlerësohet në 75 milionë euro sipas faqes së specializuar Transfermarkt, ndërsa Martinelli vlerësohet në 45 milionë euro.
Për ta bërë shkëmbimin e mundshëm edhe më të madh, marrëveshja mund të përfshijë edhe Ethan Nwaneri, të cilin Transfermarkt e vlerëson me 35 milionë euro.
Kjo do të thotë që tre lojtarët në fjalë në këtë marrëveshje potencialisht spektakolare kanë një vlerë të kombinuar prej 155 milionë eurosh dhe mund të jetë njëri nga shkëmbimet më të mëdha në histori të futbollit. /Telegrafi/


