Saturday, August 15, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREInteri nuk e grumbullon për miqësoren ndaj Betisit, Monza mbetet një alternativë...

Interi nuk e grumbullon për miqësoren ndaj Betisit, Monza mbetet një alternativë për Kristjan Asllanin

Dëmtimi i Matteo Pessinës, që do ta mbajë kapitenin e Monzës jashtë fushave për një periudhë të gjatë, e detyron klubin italian t’i rikthehet tregut të transferimeve për një pozicion të ndryshëm nga ata që kishin synuar deri më tani.

Pessina ka pësuar një dëmtim në gju, i cili do ta mbajë ish-lojtarin e Milanit dhe Atalantës jashtë fushave për një periudhë të gjatë. Sipas raportimeve të mediave, mesfushori shqiptar Kristjan Asllani i është ofruar klubit me bazë në Brianza.

Mesfushori shqiptar është jashtë projektit të Interit dhe mund të përbëjë një zgjidhje me kosto të ulët për mesfushën. Zikaltërit kërkojnë një vlerësim prej të paktën 10–15 milionë eurosh, ndonëse mund të jenë të hapur për një marrëveshje huazimi me opsion ose detyrim blerjeje, në varësi të faktit nëse skuadra shmang rënien nga kategoria.

Ndërkohë, për arsye të merkatos, Asllani nuk është grumbulluar për miqësoren e sotme që Interi do të luajë kundër Betisit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments