FAQJA E PARE KRYESORELAJMI I FUNDIT/ 18 vjeçari shkodran Gabriel Kulla në pankinën e Sassuolos...

LAJMI I FUNDIT/ 18 vjeçari shkodran Gabriel Kulla në pankinën e Sassuolos sonte në ndeshjen ndaj Atalantës

Shkruar nga Gjergj KOLA

Lajme të mira për sulmuesin shkodran Gabriel Kulla. Stafi teknik i ekipit të parë të Sassuolos e ka përfshirë atë në kontigjentin e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e Seria A ndaj Atalantës që do të startojë në orën 20:45 dhe do të jetë në pankinë në startin e saj.

Forma e mirë që 18 vjeçari ka treguar gjatë fazës përgatitore, kanë bindur trajnerin Alberto Aquilani për ta grumbulluar edhe për ndeshjen hapëse të kampionatit që do të luajnë sonte në transfertën e vështirë të Bergamos.

Ky padyshim që është një vlerësim për këtë lojtar megjithatë ai gjithçka e ka merituar falë paraqitjeve të bëra sezonin e kaluar me ekipin Primavera ku u shpall sulmuesi më i mirë i kampionatit të kësaj grupmoshe.

Gabriel Kulla është njëkohësisht sulmuesi i kombëtares U19 të Shqipërisë dhe karriera e tij duket se po ecën në rrugën e duhur teksa shumë shpejt pritet edhe debutimi në Seria A dhe pse jo, që sonte ndaj Atalantës.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments