FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEMERKATO/ Shiroka sjell një tjetër trajner spanjoll për pankinën e saj

MERKATO/ Shiroka sjell një tjetër trajner spanjoll për pankinën e saj

Një tjetër trajner spanjoll vjen në Shqipëri për llogari të KF Shiroka. Pas Pablo Rios Freire, nga dita e sotme, pjesë e stafit teknik të kësaj skuadre do të jetë edhe Jaime Ramia. Ky i fundit do të kryejë detyrën e zëvendëstrajnerit të Shirokës duke qenë kësisoj përkrah Freire, Manit dhe Celufajt.

Një ardhje e tillë tregon edhe njëherë tjetër se ambiciet e këtij ekipi do të jenë sërish të mëdha, duke tentuar të shkojnë sërish në kategorinë e parë, gjë që sezonin e kaluar nuk e arritën për shkak të disa penalltive të humbura në ndeshjen e play-off.

Ja njoftimi për ardhjen e spanjollit të dytë tek skuadra shkodrane:

“Jaime Ramia i shtohet stafit të KF Shiroka. Trajneri spanjoll Jaime Ramia i bashkohet stafit teknik të KF Shiroka në rolin e zëvendëstrajnerit.


Ramia do të jetë pjesë e stafit teknik për sezonin 2026/27. Welcome to Shkodra, Jaime!”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments