FAQJA E PARE PA KATEGORIBesëlidhja fiton 1-0 miqësoren me Tërbunin, vendos goli i Alidemës

Besëlidhja fiton 1-0 miqësoren me Tërbunin, vendos goli i Alidemës

Faza përgatitore e ekipeve të futbollit shqiptar vijon dhe ndërkohë disa prej tyre tashmë kanë filluar t’i japin dorën e fundit përgatitjeve sepse kampionatet janë në prag. Kështu po ndodh edhe me Besëlidhjen e Lezhës.

Pasditen e djeshme ajo ka zhvilluar një tjetër ndeshje miqësore, këtë herë ndaj Tërbunit të Pukës e cila është luajtur në stadiumin e qytetit të Lezhës dhe ajo është mbyllur me fitoren e ngushtë 1-0 të vendasve.

Fatin e kësaj miqësoreje e ka vendosur goli i shënuar nga Alidema në minutën e 30-të. Por duhet theksuar se kjo ndoshta nuk ka qenë ndeshja më e mirë për skuadrën e drejtuar nga trajneri shkodran Elvis Plori.

Por përballë ka patur një kundërshtar shumë të motivuar si Tërbuni që ka ambiciet e veta në kampionatin e kategorisë së dytë të këtij sezoni. Për Besëlidhjen kjo ishte miqësorja e fundit sepse siç dihet fundjavën tjetër do të startojë kampionati i kategorisë së parë dhe ajo do të ndeshet në javën e parë me Kukësin në transfertë.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments