Dorëheqja e Lazer Matisë nga drejtimi i ekipit kampion të futbollit të femrave- Vllaznia, ka ardhur si një lajm i papritur në opinionin sportiv paraditen e sotme. Por në familjen Matija duket se çdo gjë është diskutuar dhe menduar mirë dhe të gjithë kanë qenë të mendimit se kjo ishte zgjidhja e duhur.
Mbrëmjen e sotme ka reaguar edhe menaxherja e përgjithshme e ekipit- Matilja Matija, e cila përmes një statusi në rrjetet sociale ka vlerësuar atë çfarë i ati ka bërë për këtë ekip gjatë këtyre 13 viteve. Ja çfarë shkruan ajo:
“Për mua, sot nuk dha dorëheqjen thjesht Presidenti i Vllaznisë.
Sot mbyllet një kapitull i madh i jetës së babit tim dhe i joni si familje.
Për më shumë se 13 vite, Vllaznia ka ken pjesë e shtëpisë tonë. Kemi jetu çdo emocion, çdo fitore, çdo humbje, çdo sakrificë dhe çdo vështirësi bashkë me të.
E kam pa babin të japë shumë nga vetja për këtë ekip. Shpesh më shumë nga sa njerëzit mund ta kenë pa apo kuptu.
Prandaj sot,mbi cdo gja, jam krenare për të.
13 kampionate radhazi nuk janë thjesht trofe. Janë 13 vite punë, sakrifice, besimi dhe përkushtimi. Janë një histori që nuk mund të fshihet me një dorëheqje.
Faleminderit çdo vajze që ka vesh fanellën kuqeblu, çdo trajneri, çdo pjesëtari të stafit dhe çdo njeriu që ka ken pjesë e këtij rrugëtimi.
Dhe faleminderit ju, tifozë shkodranë, që e keni dasht Vllazninë ashtu siç vetëm Shkodra din me dashtë.
Babi, unë e di më mirë se shumëkush sa shumë ke ba e ke dhane.
Jam krenare për ty!
Një kapitull mbyllet sot,por ajo që është ndërtuar me kaq shumë punë, sakrificë dhe dashuri, nuk mund të fshihet kurrë”.



