FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia e pëson në shtesë nga një 11-metërsh i panevojshëm

Vllaznia e pëson në shtesë nga një 11-metërsh i panevojshëm

Shkruar nga Fatos Lamaj

Partizani ka siguruar fitoren e parë të sezonit në Abisnet Superiore duke triumfuar 3-2 ndaj Vllaznisë në një ndeshje spektakolare dhe plot emocione të zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”.

Të kuqtë e nisën më mirë takimin dhe kaluan në avantazh që në minutën e 4-të. Fadairo realizoi një gol të bukur me një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës së Avram.

Vllaznia reagoi dhe arriti të barazonte në minutën e 21-të. Pas një goditjeje nga këndi Vata devijoi gabimisht topin drejt portës së tij, duke i dhënë shkodranëve golin e barazimit.

Kur pjesa e parë po shkonte drejt fundit Partizani gjeti sërish avantazhin. Në minutën e katërt shtesë, Bintsuka nisi një kundërsulm të shpejtë dhe shërbeu për Aliun, i cili përballë portierit nuk gaboi dhe çoi rezultatin në 1-2.

Edhe pjesa e dytë nisi me ritëm të lartë. Në minutën e 57-të një ndërhyrje jo e saktë e Qirkos në zonë i dha mundësinë Mustës të përfitonte dhe të dërgonte topin në rrjetë për rezultatin 2-2.

Sfida dukej se po shkonte drejt barazimit, por minutat shtesë rezervuan një fund dramatik. Në minutën e 90+2-të Partizani fitoi një penallti pas një kontakti mes Latifit dhe Ogunleje.

Sidibe mori përsipër ekzekutimin por Avram arriti ta ndalte goditjen. Megjithatë arbitri Lata vendosi që penalltia të përsëritej, pasi Musta kishte hyrë në zonë përpara ekzekutimit. Në tentativën e dytë përgjegjësinë e mori Human i cili në minutën e 90+8-të u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe i dha Partizanit fitoren 3-2.

Një sukses me shumë peshë për të kuqtë, që pas tri javësh arrijnë triumfin e parë sezonal dhe ngjiten në kuotën e 4 pikëve. Vllaznia, në anën tjetër, mbetet me 2 pikë dhe vazhdon të kërkojë fitoren e parë në kampionat.

Në javën e ardhshme Partizani do të presë Dinamon në një tjetër përballje të fortë, ndërsa Vllaznia do të luaj në transfertë ndaj Laçit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments