ategoria Superiore do të rikthehet në fushë ditën e premte, ku do të ngrejë siparin java e katërt. Në fushë do të zbresë Skënderbeu i Juljan Ahmatajt dhe Tirana. Duel i planifikuar të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Korçës, prej orës 18:30.
E shtuna do të kulmojë me derbin e vogël të kryeqytetit mes Partizanit dhe Dinamos që do të luhet në orën 16:00 në stadiumin e Vorës, ndërkohë që po të shtunën në orën 18:30, Teuta pret Vorën në “Niko Dovana”.
Java e katërt mbyllet ditën e diel, me dy sfidat Laçi-Vllaznia dhe Elbasani-Egnatia. Përballja Laçi-Vllaznia luhet prej orës 16:00, ndërkohë që supersfida e “Elbasan Arenas” starton në orën 18:30.
JAVA 4
E premte
Skënderbeu- Tirana ora 18:30
E shtunë
Partizani- Dinamo ora 16:00
Teuta- Vora ora 18:30
E dielë
Laçi- Vllaznia ora 16:00
Elbasani- Egnatia ora 18:30


