FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEBasania godet në merkato, merr mbrojtësin që ka luajtur me Laçin në...

Basania godet në merkato, merr mbrojtësin që ka luajtur me Laçin në Superiore

Skuadra e Basanias ka pësuar shumë ndryshime në organikë, por edhe në mënyrën e funksionimit dhe detaje të tjera. Organizimi i ri që është bërë në klub, po jep frutet e veta dhe kjo shikohet edhe në përbërjen që skuadra tashmë ka.

Prej disa ditësh ndërkohë me Basanian është bashkuar edhe mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë Hamed Titan Konate. Ai është 20 vjeç dhe luan në qendër të repartit të prapavijës. Ky emër nuk është i panjohur për kampionatin shqiptar sepse për dy sezone ka qenë pjesë e Laçit në Superiore.

Disa probleme kontraktuale ka bërë që ai të ndërpresë marëdhëniet me këtë klub dhe menaxherët që janë pranë tij i kanë sugjeruar Basanian dhe si rrjedhojë marrëveshja është arritur dhe ai tashmë është vënë në dispozicion të trajnerit Shytani.

Konate sëbashku me Dibrën, Bushajn e ndonjë tjetër ofrojnë garanci për qendrën e mbrojtes dhe padyshim që nga Basania këtë sezon priten rezultate më të mira.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments