Sulmuesi shkodran Ardit Nikaj, ishte heroi i Elbasanit, në triumfin 2 me 1 të arritur ndaj kampionëve të Egnatias. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, për emisionin “Super Gol” ai u shpreh:
“Dua të falenderoj të gjithë çunat që dhanë maksimumin. Treguam fytyrën e vërtetë të Elbasanit. I falenderoj shumë. Si sulmues, fazën sulmuese e kam më shumë qejf, ishte e detyrueshme që edhe të mbroja. Sakrifikuam të gjithë. Objektiv personal kam të ndihmoj skuadrën me gola dhe asiste dhe ta çojmë Elbasanin atje ku i takon.
Besoj që kam bërë zgjedhjen e duhur, Elbasani është pretendent për kampion. Do jap maksimumin për skuadrën. Më duket më e lehtë tani, kur vjen nga një nivel tjetër. Çfarë kam mësuar atje, po mundohem t’i shfaq në fushë dhe të jap më të mirën.
Detyra ime është të ndihmoj skuadrën me gola dhe asiste. Goli i dytë më shijoi më shumë. Ishte dopieta e parë në Superiore, u ndjeva i lumtur”, deklaroi Nikaj.


