FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ Plas në Angli, gjyqtarët kërkojnë falje pasi i dhanë fitoren Sitit...

VIDEO/ Plas në Angli, gjyqtarët kërkojnë falje pasi i dhanë fitoren Sitit në derbin e Mançesterit

Mançester Siti e fitoi dje derbin ndaj Junajtid falë një gabimi të VAR. Haland tundi rrjetën në minutën e 60-të, por goli duhet të anulohej për pozicion jashtë loje.

Trupa e gjyqtarëve të Premier League, “Pro Ref”, ka kërkuar falje pas episodit në fjalë që për javën e katërt ishte vendimtar. Siti fitoi 3 pikët dhe më pas erdhi deklarata.

Ishte Enzo Fernandez më konkretisht, i cili ishte në pozicion jashtë loje para se topi të shkonte te Haland. Rasti në fjalë madje sipas “ESPN” është edhe gabimi më i rëndë në Premier Ligë, që prej prezanimit të VAR në vitin 2019.

Deklarata e “Pro Ref”:

“Pas incidentit në minutën e 60-të të ndeshjes së Premier Ligë të së dielës mes Mançester Junajtid dhe Mançester Siti në ‘Old Trafford’, po japim një sqarim lidhur me golin e akorduar për Erling Haaland.

Vendimi fillestar në fushë ishte për pozicion jashtë loje të Erling Haaland; ky vendim u verifikua nga VAR-i dhe rezultoi se lojtari ndodhej në pozicion të rregullt.

Në të njëjtin aksion, u konstatua se Enzo Fernandez nuk e preku topin, gjë që e bën subjektive çdo shkelje të mundshme për pozicion jashtë loje. Megjithatë, në këtë rast, VAR-i nuk e vlerësoi siç duhet ndikimin e mundshëm të pozicionit të tij dhe duhet të kishte rekomanduar një rishikim të situatës në monitorin e fushës.

Kemi kontaktuar me Manchester United këtë mbrëmje për të pranuar atë që ne e konsiderojmë si një gabim në gjykim. Do të kryhet një shqyrtim i incidentit”.

Goli i Haland: (VIDEO)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments