FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ Kevin Dodaj shënon sërish në Poloni, shkodrani protagonist në fitoren e...

VIDEO/ Kevin Dodaj shënon sërish në Poloni, shkodrani protagonist në fitoren e thellë të Lechia Gdańsk

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Kevin Dodaj po kalon një moment shumë të mirë në Poloni, ku po spikat me fanellën e Lechia Gdańsk. Shkodrani ka qenë sërish protagonist në fitoren e thellë 7-1 ndaj Stal, duke shënuar një gol dhe duke dhënë edhe një asist.

Për Dodajn ky ishte goli i tretë në vetëm pesë ndeshje kampionati me skuadrën polake, ndërsa në këtë periudhë ka regjistruar edhe dy asiste. Një rendiment që tregon formën e mirë të sulmuesit shqiptar pas transferimit në Poloni, pas një periudhe më të vështirë në Bullgari.

Shkodrani po aktivizohet në krahun e majtë të mesfushës, në skemën 4-4-2, duke pasur hapësira dhe liri të madhe për të marrë pjesë në aksionet sulmuese. Paraqitjet e tij kanë ardhur në rritje nga ndeshja në ndeshje dhe Dodaj po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi në formacionin e Lechia Gdańsk.

Edhe statistikat e skuadrës janë domethënëse. Me Dodajn në fushë, Lechia ka regjistruar katër fitore në pesë ndeshje kampionati, duke u afruar ndjeshëm me kreun e renditjes së divizionit të dytë polak.

Forma e shkodranit në Poloni është një sinjal pozitiv, teksa 3 gola dhe 2 asiste në pesë ndeshje e bëjnë atë një prej lojtarëve të rëndësishëm të Lechia Gdańsk në këtë fazë të sezonit.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments