FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESituatë kaotike te Vllaznia. Futbollistët braktisin stërvitjen, klubi bën gati ndëshkimet

Situatë kaotike te Vllaznia. Futbollistët braktisin stërvitjen, klubi bën gati ndëshkimet

Shumë zhvillime te Vllaznia gjatë ditës së sotme. Mëngjesi i sotëm ka nisur me një emërim të ri teksa në postin e drejtorit sportiv është emëruar Alban Neziri, ndërkohë që ende nuk ka asgjë zyrtare sa i takon Vioresin Sinanit i cili vazhdon të jetë ende nën kontratë me klubin shkodran.

Nga ana tjetër, seanca stërvitore e paradites nuk është zhvilluar sepse në mënyrë krejt të papritur futbollistët e kanë bojkotuar stërvitjen si rrjedhojë e rrogave të papaguara dhe kjo ka sjellë një situatë të pakuptimtë në kampin kuqeblu. Të gjendur disi të papërgatitur, drejtuesit e klubit kanë vendosur që seanca stërvitore të spostohej për pasdite në orën 16:00.

Por edhe në këtë orar të ri shumica e futbollistëve të ekipit të parë nuk është paraqitur në fushën sportive “Reshit Rusi” ndërkohë që stafi teknik me në krye trajnerin Laszlo ka zhvilluar stërvitje me një grup më të reduktuar lojtarësh të përbërë nga disa futbollistë të rinj të ekipit të parë dhe të tjerë nga ekipi U19.

Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në seancën e nesërme. Klubi duket se nuk ka ndër të “dorëzohet” kollaj dhe nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndëshkimi për futbollistët që kanë braktisur stërvitjen në mënyrë të papritur. Gjithsesi shqetësimi më i madh është ai se e gjithë kjo situatë ka ndodhur vetëm tre ditë para ndeshjes së kampionatit me Dinamon.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments