FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENevil Dede: Trajneri i Vllaznisë bëri lëvizjet e duhura. Patëm vështirësi për...

Nevil Dede: Trajneri i Vllaznisë bëri lëvizjet e duhura. Patëm vështirësi për të fituar

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede, analizoi triumfin 3 me 1 ndaj Vllaznisë në Rrogozhinë. Në prononcimin e dhënë për emisionin “Super Gol”, Dede ndër të tjera deklaroi:

“Vllaznia ka cilësi dhe kualitete, trajneri bëri lëvizjet e duhura. Po gabonim në presion. Ishim me një kohë vonesë dhe besoj se u çamë në gjysëm hapësirat, ishim me një kohë vonesë, në pasimi i golit të Balajt. Besoj se kontrolluam gjithçka. Në një ndeshje të tillë, do ketë edhe vështirësi. Ka konsum, ka dhe disa mendime në kokë. Jam i kënaqur me performancën dhe impenjimin e djemve. Mund të bënim më mirë, por rëndësi kanë pikët dhe mos humbasim fokusin.

Kemi dhe Ligën e Konferencës të enjten, nuk duhet të fshihemi pas gishtit. Dua ta pranoj që u rrit Vllaznia. Lojtarët prisnin kur do të zëvendësoheshin. Vllaznia na erdhi kokë më kokë me presion. Humbën kohën, kur duhet të bëheshin pika pasimi dhe kur duhet të ngriheshin lartë.

Asnjëherë trajnerit nuk i vjen mirë të dalin lojtarët bosh para portës dhe të godasin portën. Kur merr gola është akoma më e mërzitshme. Edhe në pjesën e parë, lëvizje të mëdhaja të Dros, Qato dhe Mehmetit. Na lindte për detyrë të bllokonim pikën e pasimit. Rotacioni ishte i madh sot, jo se djemtë nuk bënë mirë. Harmonizimi i bllokut të presionit në disa momente nuk shkon mirë”, deklaroi Nevil Dede.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments