FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVIDEO/ Trajneri Laszlo: Tirana? Diferencat nuk janë të mëdha, na duhet fitorja...

VIDEO/ Trajneri Laszlo: Tirana? Diferencat nuk janë të mëdha, na duhet fitorja nesër

Trajneri Çaba Laszlo ka folur në konferencë për shtyp, ndërsa Vllaznia-Tirana do të jetë sfida e radhës. Kjo përballje është rezervuar më 24 tetor, prej orës 18:30 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Laszlo u pyet edhe për Ergi Borshin, ndihmësin e tij që u largua nga drejtuesit. Laszlo kërkoi të shmangte komentin e tij, duke thënë se duhet pyetur drejtori sportiv që është Alban Hasani.

“Kam pasur shumë derbi, kjo është shumë e rëndësishme për qytetin dhe ekipin. Më e rëndësishmja për ne është që të stabilizojmë pozitën tonë në tabelë, të marrim 3 pikët. E dimë që në çdo derbi, emocionet janë të larta. Kush mund të kontrollojë emocionet dhe t’i dërgojë në rrugë pozitive me ekipin, kjo është puna që duhet të bëj me lojtarët. Të gjithë këtë energji që është shtesë në krahasim me ndeshjet e tjera, të tregojmë se jemi një ekip dhe kemi mësuar nga ndeshjet më përpara. Ndaj Egnatias mendoj se nuk bëmë një ndeshje të keqe, duhet të jemi më ‘vrastar’ para portës. Kjo ka lidhje me emocionet. Nëse e sforcon, mund të jenë raste që nuk mund të shënosh. Duhet sa më tepër vëmendje ndaj Tiranës, lojtarët të jenë të fokusuar në fushë dhe të bëjnë çdo gjë për ekipin. Në fund është ekipi më i rëndësishëm.

Çfarë mendoni se ishte e gabuar me Egnatian? Për mendimin tim, gabimi kryesor ishte në minutën e tretë. Nuk kushtuam vëmendje dhe u dhuruam një penallti. Kjo tregon se nga minuta e parë deri nëtë fundit duhet të jesh 100% në fushë. Gabimi tjetër që ne krijuam raste dhe nuk i shënuam. Kemi punuar çdo ditë në stërvitje për të përmirësuar ekipin. Në fund, në fushë e marrin vendimin lojtarët në fushë. Nëse ke mundësinë për të shënuar, duhet të jesh 100% i sigurt që mund të shënosh. Ne i bëjmë automatizmat në stërvitje, por është ndryshe me lojën. Murataj kishte dy raste të pastra, Perez kishte një rast flagrant. Perez është dëmtuar fatkeqësisht për ditët në vijim. Pjesa tjetër është gati dhe duhet të tregojë që mund të vazhdojë.

Merkato? Di mjaft gjëra. Po punojmë në merkato. Ta bëjmë të mirë jo vetëm në numra. Kemi shumë diskutime për këtë pjesë. Për mua personalisht është e rëndësishme akademia dhe ekipi B. Gjëja e parë që duhet të bëj dhe po merrem me këtë, çfarë është në këto dy ekipe dhe mund të përdorim. Nëse diçka vjen në merkato, jemi të hapur për këtë. Çdo klub po punon për të forcuar ekipin nëse ka mundësi.

Të plotë prononcimin e trajnerit Laszlo mund ta ndiqni duke ndjekur videon në kanalin zyrtar të Gazeta “Shkodra Sport” në youtube në linkun e mëposhtëm:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments