FAQJA E PARE FUTBOLLE FUNDIT/ Disiplina gjobit sërish Vllazninë për sjellje të gabuar të tifozëve

E FUNDIT/ Disiplina gjobit sërish Vllazninë për sjellje të gabuar të tifozëve

  1. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  2. Zyrtari i FC Dinamo City, Andri Cara, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. KF Sopoti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/a të KDE, gjoba aplikohet në masën 50%.
  4. Zyrtari i Eagle Football, Edison Kaja, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, duke hyrë në fushën e lojës në mënyrë të paautorizuar dhe të parregullt, në bazë të nenit 13/2/a të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  5. Zyrtari i Eagle Football, Andi Matraxhiu, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të neneve 6/4, 14/1/j dhe 33 të KDE dënohet me gjobë në masën 20.000 (njëzet mijë) lekë si dhe 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga çdo veprimtari e organizuar nga FSHF.

Në zbatim të nenit 6/5 të KDE, Eagle Football ka përgjegjësi solidare për mbulimin e detyrimeve monetare të zyrtarëve të klubit.

  1. Zyrtari i KF Tërbuni, Mario Bytyçi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. Zyrtari i FK Tomori, Klodian Arbri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Zyrtari i KF Laçi U-17, Naim Halilaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të neneve 6/4, 14/1/j dhe 33 të KDE dënohet me gjobë në masën 20.000 (njëzet mijë) lekë si dhe 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga çdo veprimtari e organizuar nga FSHF.

Në zbatim të nenit 6/5 të KDE, KF Laçi ka përgjegjësi solidare për mbulimin e detyrimeve monetare të zyrtarëve të klubit.

  1. Lojtari i FK Apolonia U-17, Eldi Bitri, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. Lojtari i FK Apolonia U-17, Marelio Hina, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Lojtari i FK Partizani U-17, Noel Hasa, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Lojtari i FK Partizani U-17, Briseld Mesiti, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Zyrtari i FK Partizani U-17, Bektash Çapoku, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. AK Lefter Millo, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Tretë, kundër KF Turbina, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  7. Football Republic U-17, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, duke shkaktuar akte dhune ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar dhe si pasojë ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes, në bazë të neneve 8/1, 13, 16/1 dhe 77 të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Football Republic, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast përsëritjeje të akteve të dhunës në fushën e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore më të rënda, të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës.

  1. Rinia EL U-14, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë U-14, Zona Rajonale Tiranë, kundër FC Bulqiza U-14, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  2. Zyrtari i Rinia EL U-14, Edison Merjo,për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
  3. Dinamo 14 A, U-9, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-9, Zona Rajonale Tiranë, kundër Football Republic D, U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  4. AP Dinamo Junior U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-11, Zona Rajonale Tiranë, kundër BS East Park U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  5. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Kinostudio, Mateo Kurti, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  6. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të SH.S Albpetrol, Endrit Çako, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  7. Rrëzimin e kërkesës së Eagle Football, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments