FAQJA E PARE KRYESOREShkodrani Sabah Kerjota 90' titullar dhe një nga më të mirët në...

Shkodrani Sabah Kerjota 90′ titullar dhe një nga më të mirët në fushë në barazimin 2-2 të Hearts ndaj Rangers

Shkruar nga Gjergj KOLA

Futbollisti shkodran Sabah Kerjota ka bërë një tjetër prezantim të mirë për skuadrën e tij Hearts në ndeshjen e rradhës të kampionatit skocez ndaj Rangers. Ai ka luajtur 90 minuta si titullar në barazimin 2-2 që dhuroi kjo sfidë shumë interesante.

Në fillim kanë qenë miqtë e Rangers që kanë shënuar të parët me Kesly në ’16, por Hearts do të përmbyste shifrat në pjesën e dytë falë golave të shënuar nga Braga në ’46 dhe Miller në ’57.

Dhe kur u duk se Hearts do ta fitonte këtë ndeshje ka ardhur goli i barazimit për Rangers në ’89 pikërisht nga Makhanya dhe në këtë mënyrë i gjithë takimi është mbyllur në shifrat e barabarta 2-2 duke bërë që dy ekipet të ndajnë nga një pikë.

Kerjota ka qenë një nga më të mirët në fushë për skuadrën e tij (i dyti) dhe është vlerësuar nga “Sofascore” me notën 7.2 ku më mirë se ai është vlerësuar vetëm Fagan-Walcott me notën 7.3. Ky është një tjetër tregues se futbollisti shkodran i kombëtares shqiptare po bën një sezon të mirë, megjithatë është e qartë se ai ende ka mundësi për të dhënë edhe më tepër.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments