Sulmuesi shkodran Alen Vukakaq gjetur sërish golin në “UEFA Youth League”, në ndeshjen që Interi humbi 3-1 përballë Feyenoord.
Talenti i Shqipërisë bëri gjithçka vetë, duke dribluar këdo që i doli përpara dhe me shumë finesë, dërgoi topin me një diagonale perfekte në cepin e djathtë të portës.
Duket se tek e ardhmja e Kombëtares fshihet një “xhevahir”. Mjafton të shohësh lëvizjet e Vukajt dhe kupton se në këmbët e tij, përpos elegancës në lëvizje, iniciativa që merr për të shtyrë përpara është gjithashtu e admirueshme.
Pak ditë më parë ai i shënoi dhe Shakhtar Donetsk, madje një tjetër gol të bukur duke goditur saktë drejt portës me një gjuajtje nga distanca.


