HomeFUTBOLLI I FEMRAVEZYRTARE/ Paula Jaku merr detyrën e re tek ekipi i Vllaznisë

ZYRTARE/ Paula Jaku merr detyrën e re tek ekipi i Vllaznisë

Një detyrë e re për Paula Jakun. Ish- futbollistja e njohur prej dy ditësh ka nisur të re, atë të trajneres pranë ekipit të Vllaznisë. Në fakt do të kryejë dy funksione njëherazi.

Presidenti i KFF Vllaznia Lazer Matija i ka ofruar asaj detyrën e trajneres së ekipit U17, post të cilin deri para pak kohësh e kryente Luçije Gjini e cila tashmë është emëruar trajnere e ekipit kombëtar U19 të femrave.

Dhe përgjigja e Paulës ka qenë pozitive sepse kuptohet që është gjithmonë kënaqësi të punosh tek një ekip shumë i suksesshëm dhe me shumë emër si Vllaznia. Por përveçse do drejtojë ekipin U17, ajo do të jetë njëkohësisht edhe zëvendëstrajnere e ekipit të parë duke qenë kësisoj krahu i djathtë i trajnerit Nikolin Leka.

Dhe “sprova” e parë për trajneren e re, do të jenë dy sfidat e nesërme miqësore ndaj KFV Prishtina që ekipet e Vllaznisë do të zhvillojnë në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Kujtojmë që pas lënies së futbollit, Paula Jaku ka nisur të stërvisë ekipet e moshave të “Juban Danjes” ndërsa kohët e fundit ka marrë edhe detyrën e trajneres së kombëtares rajonale të vajzave për grupmoshën U14.

Kujtojmë që pas lënies së futbollit, Paula Jaku ka nisur të stërvisë ekipet e moshave të “Juban Danjes” ndërsa kohët e fundit ka marrë edhe detyrën e trajneres së kombëtares rajonale të vajzave për grupmoshën U14. Ka marrë prej vitesh licensën “UEFA B” ndërsa së fundi është në kurs për të marrë licensën “UEFA A”.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments