FAQJA E PARE KATEGORIA E TRETEKF Shkodra gjen fitoren e parë në kategorinë e tretë, mund 3-1...

KF Shkodra gjen fitoren e parë në kategorinë e tretë, mund 3-1 Mirditën

Pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para, KF Shiroka ka marrë fitoren e parë në kampionatin e kategorisë së tretë të këtij sezoni. Pasditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin 3-1 në Shkodër ekipin e Mirditës.

Gjithçka në këtë takim ka folur për vendasit të cilët në pjesën e parë kanë shënuar një gol, pikërisht atë me autor Ermal Hasajn në minutën e 22-të. Në të dytën ndërkohë kanë ardhur edhe dy gola të tjerë me autorë Gideon Afful dhe Xhejsen Hasani.

Në minutat e fundit ndërkohë Mirdita do të shënonte golin e nderit me autor Daisler Pepa por që nuk ka mjaftuar për asgjë sepse i gjithë takimi është mbyllur me fitoren 3-1 në favor të KF Shkodra.

Kësisoj pas humbjes 0-4 në ndeshjen e parë ndaj Milotit dhe 0-6 ndaj Kukesit B në ndeshjen e javës së dytë, KF Shkodra sot mori fitoren e parë duke shpresuar që rezultatet pozitive t’i vijojë edhe në ndeshjet e ardhshme, duke vijuar nga ajo e javës tjetër ndaj Bulqizës.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments