FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PARELAJMI I FUNDIT/ Skuadra pretendente për në Superiore shkarkon trajnerin dhe gjen...

LAJMI I FUNDIT/ Skuadra pretendente për në Superiore shkarkon trajnerin dhe gjen menjëherë zëvendësuesin e tij

Një nga klubet me pretendime për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore, Pogradeci, ka njoftuar sot se trajneri Emiljano Çela ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës.

Tekniku nuk ia doli të kalonte skuadrën në elitë në sezonin e kaluar pavarësisht investimeve të shumta dhe në sezonin aktual, liqenorët nuk i bënë një start Kategorisë së Parë sipas pritshmërisë që kishte për ta.

Por nga ana tjetër, Gazeta “Shkodra Sport” mëson se drejtuesit e Pogradecit kanë qenë në bisedime me disa trajnerë, ndër të cilët dhe me një shkodran të njohur, por në fund nuk ka patur një dakordësi në aspektin financiar.

Megjithatë Pogradeci mësohet se e ka gjetur trajnerin e ri dhe ai është Dritan Mehmeti, i cili pritet të prezantohet në orët në vijim dhe të nisë punën menjëherë me skuadrën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments