Në një analizë të bërë rreth skuadrës së Juventusit, ish-sulmuesi i njohur, Antonio Cassano, nuk i ka kursyer thumbimet, për yllin e Kosovës, Edon Zhegrova.
Në një prononcim për emisionin “Viva El Futbol”, Kasano, teksa po komentonte futbollistët e Juventusit, ndër të tjera u shpreh:
“Boga dhe Zhegrova janë lojtarë për gjysmë ore lojë. Lukumi te Bolonja dukej si Bekenbaueri, ndërsa tani është i tmerrshëm. Për Kambiason thuhej se pëlqehej nga Sit, Kanselo i ri, 60 milionëshi, është diçka e paimagjinueshme”, derklaroi Kasano.
Vlen të theksohet fakti si Zhegrova iu bashkua Juventusit nga Lille në vitin 2025, por deri më tani nuk ka arritur të sigurojë një rol të rëndësishëm në formacionin e skuadrës italiane.


