Debutimi me kombëtaren gjermane ka rezultuar fantastik për sulmuesin me origjinë nga Shkodra. Ai jo vetëm ka shënuar një gol shumë të bukur në portën e Serbisë, por ka marrë edhe një tjetër vlerësim.
“Sofascore” e ka vlerësuar atë me notën 8.9 dhe si rrjedhojë ka qenë “Lojtari i ndeshjes” Serbi- Gjermani 1-3. Një start i shkëlqyer i 22 vjeçarit i cili me siguri do të ketë fituar tashmë besimin e trajnerit Klopp dhe pritet të jetë pjesë e vazhdueshme e kombëtares gjermane.
Në Shqipëri kanë shpresuar deri në fund që Gruda të zgjidhte kombëtaren kuqezi, por ai ka preferuar vendin ku ka lindur dhe po spikat si futbollist.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


