Do të luhen sot dy prej ndeshjeve të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë dhe njëri prej 4 ekipeve që do të zbresë në fushën e lojës është edhe KF Shiroka. Ai do të luajë në orën 13:00 në stadiumin e Laçit përballë skuadrës vendase.
Kuptohet që kjo e fundit është favorite për të fituar dhe për të shkuar më tej, megjithatë e sigurtë është që laçianët e trajnerit Osmani nuk do të luajnë me formacionin e tyre të parë sepse fokusin e kanë te kampionati dhe mbase kjo gjë duhet shfrytëzuar nga shkodranët.
Por edhe këta të fundit duket se nuk kanë pretendime në Kupë sepse fokusi i tyre është te kampionati ku po kalojnë momente jo të mira dhe janë të fokusuar tek largimi nga fundi i renditjes. Gjithsesi 90 minutëshi i sotëm pritet të jetë interesant dhe pse jo të mos ketë edhe ndonjë surprizë.
Ndeshja tjetër që do të luhet sot do të jetë ajo me Skënderbeut dhe Apolonisë ku sërish korçarët konsiderohen favoritë për kualifikimin në 1/8 të Kupës së Shqipërisë.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


