KF Shiroka nuk ka mundur dot të bëjë asgjë ndaj Laçit në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë dhe është eliminuar nga ky kompeticion. Futbollistët shkodranë janë mundur me rezultatin 0-3 nga ekipi i Superiores në sfidën e luajtur pasditen e sotme në stadiumin e Laçit.
Ka qenë Tola ai që ka zhbllokuar shifrat në minutën e 17-të dhe pjesa e parë e ndeshjes do të mbyllej me këtë gol. Ndërkohë në ’71 ka qenë Nderguti që ka dyfishuar shifrat ndërsa 10 minuta para fundit ka qenë Bibo që ka shënuar të tretin dhe të fundit.
Në këtë mënyrë Laçi kualifikohet në 1/8 të Kupës së Shqipërisë, ndërsa Shiroka duhet të mendojë tashmë vetëm për ndeshjet e kampionatit të kategorisë së dytë ku merr pjesë.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


