FAQJA E PARE KRYESOREPINGPONG/ Annabel Çoba shpallet nënkampione e Shqipërisë për U17. Amelida Daberdaku kampione...

PINGPONG/ Annabel Çoba shpallet nënkampione e Shqipërisë për U17. Amelida Daberdaku kampione me U9

Sportistja e Vllaznisë Annabel Çoba ka bërë një tjetër paraqitje të mirë dhe ka arritur një tjetër sukses edhe në kampionatin kombëtar të 17 vjeçarëve në pingpong që u zhvillua së fundi në qytetin e Vlorës. Pas suksesit të arritur në kampionatin e qershorit kur zuri vendin e parë dhe u shpall kampione kombëtare për grupmoshën U15, ajo u ngjit sërish në podium.

Por këtë herë ajo ndonëse ka konkurruar me sportiste një apo dy vite më të mëdha në moshë, sërish Annabel ka bërë një paraqitje shumë të mirë duke shkuar deri në finale dhe në fund të kampionatit është renditur në vendin e dytë dhe është shpallur nënkampione e Shqipërisë për vitin 2026 për grupmoshën U17.

Kemi të bëjmë me një pingpongiste me shumë të ardhme dhe me siguri që sukseset e saj do të vijojnë edhe vitin e ardhshëm, madje me pretendime edhe më ambicioze.

Nga ana tjetër në kampionatin e zhvilluar së fundi kemi patur edhe një tjetër arritje nga pingpongistja e Vllaznisë Amelida Daberdaku e cila është shpallur kampione e Shqipërisë për grupmoshën U9.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments