FAQJA E PARE FUTBOLLMbrojtësi shqiptar Gerard Mirashi titullar absolut në sukseset e Viboneses

Mbrojtësi shqiptar Gerard Mirashi titullar absolut në sukseset e Viboneses

Shkruar nga Namik MEHMETI

Në javën e 13-të të kampionatit, ekipi i Viboneses tregoi një paraqitje të shkëlqyer duke mposhtur në transfertë rivalin Sambiase të Lamezias me rezultatin 0-2.

Me këtë sukses, skuadra e drejtuar nga trajneri Salvatore Marra ka pushtuar faqet e para të shtypit sportiv në Kalabri dhe në të gjithë Jugun e Italisë. Ky triumf konfirmon formën e lartë të ekipit larg fushës së vet, ku në 7 takime në transfertë ka regjistruar 5 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje (16 pikë në transfertë), duke i shkaktuar njëkohësisht Sambieses humbjen e parë sezonale. Fitorja u vulos me dy golat e shënuar nga golashënuesi i afirmuar Marsico, nga një në secilën pjesë të lojës.

Mbrojtësi shqiptaro-italian, Gerard Mirashi, ka çimentuar tashmë vendin e tij në formacionin titullar të Viboneses falë elegancës dhe sigurisë që ofron në mbulimin e kundërshtarëve. Edhe në këtë takim, ai tregoi ambicie në fazën sulmuese duke iu afruar golit, por fati nuk ishte me të, pasi goditja e tij perfekte me kokë përfundoi ngjitur me shtyllën. Për paraqitjen e tij, Mirashi u vlerësua sërish pozitivisht nga mediat italiane me notën 6.5.

Kalimi i Viboneses në krye të renditjes së Grupit I shton përgjegjësinë për trajnerin Marra, i cili duhet ta ruajë këtë ritëm për të justifikuar vlerësimet e shtypit kalabrez dhe mbështetjen e tifozëve të zjarrtë.

Para ndeshjes, i intervistuar nga Radio Ondaverde, Gerard Mirashi deklaroi se skuadra nuk synon fitoret vetëm në shtëpi, por edhe në transfertë — një parashikim që u vërtetua plotësisht përballë Sambieses.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments