Ardian Ismajli, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe Torinos, la fushën i dëmtuar në ndeshjen kundër Napolit në Serie A. Dhe duket se ai do të mungojë disa javë, sipas shtypit sportiv italian, pasi ka një problem të dyfishtë fizik.
Vizitat e detajuara kanë treguar një problem muskulor në kofshën e majtë për lojtarin kuqezi, ndërkohë që ka edhe një frakturë në dorën e djathtë, që duhet të operojë.
smajli do të humbasë kështu ndeshjet me Lazion, Genoan dhe Interin.
Futbollisti 30-vjeçar, i cili prej disa vitesh luan në Itali, është një pikat kryesore të Torinos.
Po ashtu, edhe në Kombëtaren shqiptare Ismajli është një nga lojtarët më të rëndësishëm.


