Wednesday, January 28, 2026
FAQJA E PARE BASKETBOLLBasketbollistet e Vllaznisë nuk udhëtojnë drejt Tiranës për ndeshje. E humbin në...

Basketbollistet e Vllaznisë nuk udhëtojnë drejt Tiranës për ndeshje. E humbin në tavolinë

Ditën e djeshme, përveç ndeshjes çerekfinale të Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj në mes Vllaznisë dhe Kamza Basket, ka patur për t’u zhvilluar edhe ajo e femrave në mes Studentit dhe Vllaznisë. Themi ka patur për t’u zhvilluar sepse në fakt nuk është luajtur. Arsyeja është se ekipi shkodran nuk ka udhëtuar drejt Tiranës. Burime pranë vajzave të këtij ekipi bëjnë të ditur se arsyeja ka qenë mungesa e fondeve.

Ato nuk kanë marrë pagesat e tyre prej disa muajsh dhe për këtë arsye, nuk kanë patur lekë të paguajnë edhe rrugën drejt kryeqytetit. Mbetet për t’u parë nëse vërtetë është kështu apo jo por realiteti është se Vllaznia dje mungoi në ndeshjen e kupës ndaj Studentit duke e humbur në tavolinë atë.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments