HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia ftesë tifozëve për ta mbështetur të hënën ndaj Flamurtarit (VIDEO)

Vllaznia ftesë tifozëve për ta mbështetur të hënën ndaj Flamurtarit (VIDEO)

Klubi shkodran edhe njëherë tjetër ka kërkuar mbështetjen e tifozëve të saj për të qenë pranë edhe në ndeshjen e rradhës me Flamurtarin.

Konsiderohet një takim shumë i vështirë dhe për këtë arsye, prania e tyre do të ishte një plus për kuqeblutë në fushë.

Klubi Vllaznia përmes një postimi në faqen e tij në facebook, ka hedhur një video të zgjedhur ndoshta jo rastësisht.

Pikërisht me pamjet e ndeshjes së vjetshme ndaj Flamurtarit e cila ka qenë ndoshta vërtetë dramatike sepse golat e fitores u shënuan në minutat shtesë dhe kjo solli shumë emocione tek tifozët shkodranë në shkallët e “Loro Boriçi”.

Mbase këtë herë, ndeshja do të zgjidhet më shpejt por e rëndësishme është të arrihet fitorja.
www.shkodrasport.com

https://www.facebook.com/vllazniaofficial/videos/1624259287651091/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments