Sot në orën 14.00 në Pezë- Helmes do të luhet ndeshja Burreli- Vllaznia B, e vlefshme për javën e fundit të fazës së dytë të kampionatit të kategorisë së parë.

Një ndeshje disi delikate sepse do të përcaktojë edhe renditjen e këtyre dy skuadrave në pesëshen e dytë të grupit A.

Ekipi shkodran padyshim që do të synojë fitoren por nga ana tjetër, ai ka “frikë” arbitrimin i cili në jo pak raste e ka ndëshkuar atë gjatë këtij sezoni.

Po kush do të arbitrojë sot në këtë takim? Siç bëhet e ditur, FSHF ka përzgjedhur Blerim Zirin e kolegjiumit të Fushë- Krujës për ta arbitruar këtë sfidë.

Ai do të ndihmohet nga dy bashkëqytetarët e tij Endrit Veseli dhe Erind Burgu ndërsa arbitër i katërt do të jetë lezhjani Edvin Hoxha.
www.shkodrasport.com