...
HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREErgi Borshi i zhgënjyer nga Disiplina. Gati ta apelojë dënimin e tij

Ergi Borshi i zhgënjyer nga Disiplina. Gati ta apelojë dënimin e tij

Në vendimet e djeshme të Komisionit të Disiplinës të FSHF-së ndër të tjera ka patur edhe ato në lidhje me ndeshjen Korabi- Vllaznia B.

Ndër to, përveç paralajmërimeve për trajnerin e ekipit shkodran Ervis Kraja, ka patur edhe një tjetër dënim.

Pikërisht për mbrojtësin Ergi Borshi. Ai është pezulluar tre javë nga ky Komision për incidentin me portierin e Korabit Laço, edhe ky i pezulluar për kaq javë.

Por Borshi në fakt ka mbetur i çuditur nga ky vendim sepse sipas vetë atij, “ka qenë viktima në këtë incident sepse është sharë e ofenduar nga kundërshtari”.

Për këtë arsye, ai ditën e sotme mësohet të ketë bërë gati apelimin e këtij vendimi të padrejtë.

Gjithsesi, dita e nesërme do të zbardhë më shumë fakte nëse do ta çojë deri në fund këtë pretendim të tij.

“Vllaznia B” në fakt ka nevojë për këtë futbollist me përvojë dhe mungesa e tij në tre ndeshjet e ardhshme, do të ketë ndikimin e vet tek skuadra.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.