HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE50 milionë lekë dhe pjesmarrje në Europë, Kupa një “sfidë” për t'u...

50 milionë lekë dhe pjesmarrje në Europë, Kupa një “sfidë” për t’u fituar nga të gjithë

Sot, do të luhen ndeshjet e para të turit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë. Shorti i hedhur pak ditë ditë më parë përcaktoi dhe çiftet që do të zbresin sot në fushën e blertë.

Laçi do të luajë me Kukësin në orën 14:00, ndërsa Skënderbeu me Flamurtarin në orën 17:00.

Ndeshjet e para do të vendosin shumë për të ardhmen, pasi një rezultat i thellë në përballjen e para do të vinte në vështirësi kundërshtarin në ndeshjen e kthimit.

Sigurisht që nëpërmjet fitimit të këtij trofeu, skuadra që triumfon shpërblehet me 50 milionë lekë dhe pjesmarrjen në Europë.

Kupat e Europës janë një nga arsyet më të forta pse katër skuadrat pjesmarrëse do kërkojnë patjetër ngritjen e këtij trofeu./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments