Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE SHKODRANET NEPER BOTEEdon Hasani mbyll praktikisht aventurën iraniane, mesfushori jashtë planeve të trajnerit

Edon Hasani mbyll praktikisht aventurën iraniane, mesfushori jashtë planeve të trajnerit

Aventurës së Edon Hasanit në Iran duket se i ka ardhur fundi.

Mesfushori i njohur shkodran prej disa javësh nuk aktivizohet dhe tashmë nuk është më në planet e trajnerit Ebrahimzadeh.

Newsport.al ka mësuar nga burime të besueshme pranë lojtarit, se 26-vjeçari do të kthehet në fund të muajit në vendin tonë.

Pas largimit të teknikut kroat Zlatko Kranjcar asnjë nga lojtarët nuk është i kënaqur me hapësirat e dhëna nga Ebrahimzadeh.

Të njëjtat burime tregojnë që Hasani do të ketë edhe një takim të fundit me presidentin e Sepahanit.

Gjasat janë që ai të rikthehet në vendin tonë, pse jo edhe në Superiore./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments