Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE PA KATEGORIFrashëri: Skënderbeu s’do tolerojë ndaj Teutës dhe Vllaznisë

Frashëri: Skënderbeu s’do tolerojë ndaj Teutës dhe Vllaznisë

Kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në fund të sezonit në Superligë, të cilat për Kamzën përkthehen në tri finale për mbijetesë.

Pas barazimit 0-0 në Shkodër kundër Vllaznisë, Kamza ruajti diferencën me +2 pikë më shumë se kuqeblutë në renditje.

Në një intervistë për “Vipsport.al”, mbrojtësi i djathtë i Kamzës, Erlis Frashëri shprehet se në Shkodër, ekipi ku ai bën pjesë tregoi se di të luajë futboll, të luftojë dhe të marrë rezultatin e kërkuar.

Gjithashtu, Frashëri është i bindur te forca e Kamzës duke deklaruar se nuk do ta diskutojë mbijetesën në Superligë.

-Një pikë e çmuar kundër Vllaznisë. A ka hedhur Kamza një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës?

-Kamza nuk e mendon rënien nga kategoria. Me Vllazninë treguam që dimë të luajmë futboll. Çdo ndeshje e jona është si një finale.

-Sa ju motivoi letra e presidentit Qarri para ndeshjes?

-Normal që ndikoi për mirë. Na dha më shumë forcë dhe atë e shprehëm në fushë?

-Skënderbeu duket se ka në dorë fatin e luftës për mbijetesë, sepse luan kundër Teutës dhe Vllaznisë gjithashtu. Mendoni se Skënderbeu, tani që është i pamotivuar mund të lehtësojë misionin e dy rivaleve të Kamzës?

– Nuk besoj se Skënderbeu mund të tolerojë ndeshjen me Teutën dhe me Vllazninë.

Skënderbeu do tregojë që është kampion i vërtet. Sa i përket fatit, e kemi në këmbët tona dhe nuk na interesojnë se çfarë bëjnë kundërshtarët.

-I druheni gjykimit duke parë se shpesh edhe klubi është ankuar dhe sa mund të ndikojë ky fenomen edhe në luftën për mbijetesë?

– Nuk besoj të ndikojë. Ne do japim maksimumin që të arrijmë qëndrimin në Superligë. I kemi të gjitha mundësitë dhe kualitetet.

-Cila është pika më e fortë e Kamzës?

– Sigurisht që është grupi. E kemi treguar në këto ndeshjet e fundit këtë gjë. Kemi treguar karakter të fortë dhe shumë grintë.

-Çfarë ka sjellë në skuadër trajneri Ahmataj, sepse pas ardhjes së tij ekipi ka nisur të funksionojë sërish?

– Trajneri Ahmataj ka futur një frymë të re në ekip. Skuadra po i përgjigjet me përpikëri skemave, plus që është edhe djalë i ri, i cili ka pak vite që ka lënë futbollin. Di t’i zgjidhë këto ndeshje si finale.

-Si e shihni ndeshjen e radhës ndaj Flamurtarit?

– E thashë edhe pak më lart që çdo ndeshje e jona është finale dhe besoj shumë që do marrim tri pikët edhe ndaj Flamurtarit.

-Në aspektin personal si ka qenë ky sezon për ju?

– Jam munduar të jap maksimumin në çdo ndeshje. Nuk flas dot për veten, sepse janë të tjerë që gjykojnë se si kam qenë në këtë sezon./vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments