Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE SPORT I HUAJFranca fiton ndaj Australisë në një ndeshje me VAR-in protagonist

Franca fiton ndaj Australisë në një ndeshje me VAR-in protagonist

Franca ka fituar 2-1 ndaj Australisë në një ndeshje ku për të dy golat e “Gjelave” u desh ndërhyrja e teknologjisë.

Pas një pjese të parë 0-0, Griezmann fitoi një penallti që arbitri fillimisht nuk e akordoi.

Më pas, e pa disa herë në monitor derisa vendosi që ndërhyrja e mbrojtësit australian duhej ndëshkuar me 11-metërsh dhe karton të verdhë.

Griezmann kaloi në avantazh Francën pasi shndërroi në gol penalltinë në minutën e 58.

Por vetëm 4 minuta më vonë Umtiti i dhuroi penallti Australisë. Nga pika e bardhë barazoi rezultatin kapiteni Jedinak.

Vetëm klasi i Pogba i bashkuar me fatin bëri që Franca të shënonte golin e dytë, kur në minutën e 81 parabola e mesfushorit të Manchester United u përplas në traversë dhe kaloi për fare pak vijën fatale.

Edhe këtu ishte teknologjia që akordoi golin për francezët, që marrin tre pikë të vlefshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments