Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE SPORT I HUAJGjermania i kërkon falje suedezëve për turpin pas golit të Kros: Nuk...

Gjermania i kërkon falje suedezëve për turpin pas golit të Kros: Nuk është në stilin tonë

Gjermania ka marrë një fitore dramatike në ditën e djeshme, teksa ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Suedisë në minutat e fundit të takimit.

Goli i Toni Kros ishte më shumë sesa një shpëtim për gjermanët, që në rast të kundërt do të prinin biletën e kthimit më shpejtë nga çfarë parashikohej nga Botërori i Rusisë.

Kjo ka sjellë edhe shpërthimin e stafit gjerman, që në mënyrë të turpshme ka festuar me gjeste duke provokuar pankinën e suedezëve, pas golit të shënuar nga Toni Kros.

Polemikat kanë qenë të shumta në përfundimin e takimit, ndërsa Gjermania nëpërmjet një postimi në “Twitter” ka kërkuar falje për situatën e ndodhur.

“Ishte një ndeshje me shumë emocione. Në fundin e ndeshjes, reagimet tona kundrejt pankinës suedeze ishin shumë emocionale.

Nuk është në stilin tonë dhe për këtë i kërkojmë ndjesë stolit të Suedisë dhe trajnerit të tyre”. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments