Friday, January 30, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREIlion Lika po riaftësohet por Tirana hedh sytë nga Alen Sherri

Ilion Lika po riaftësohet por Tirana hedh sytë nga Alen Sherri

Vetëm pak ditë përpara nisjes së kampionatit të Superligës, Tirana nuk duket të jetë e kompletuar. Drejtuesit e saj shohin që skuadrës i duhet patjetër edhe një portier.

Kjo ngaqë portieri i saj aktual Ilion Lika është ende në fazën e rikuperimit të dëmtimit që ka patur dhe nuk mund të thuhet me saktësi kur do të jetë i gatshëm për të luajtur.

Në këto kushte, bardheblutë po shohin edhe ndonjë alternativë tjetër. Siç raporton neësport.al, objektivi i parë ka qenë vlonjati Shpëtim Moçka por ndërkohë në skenë ka dalë edhe emri i portierit të Vllaznisë Alen Sherri.

Ai është nën kontratë me kuqeblutë megjithatë drejtuesit e Tiranës janë duke u munduar të bëjnë ndonjë marrëveshje me shkodranët për të marrë shërbimet e portierit 20 vjeçar, megjithatë kjo vështirë të ndodhë.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments